Lajme
Hapësira ajrore e Gjermanisë – qendër e manovrave të NATO-s
Gjermania është qendra logjistike e manovrave më të mëdha në historinë e NATO-s.
Për këtë ka disa arsye, shkruan DW. Fillimisht për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, infrastrukturës ushtarake që ka që prej Luftës së Ftohtë.
Mbi 10 mijë ushtarë të NATO-s, nga 12 deri më 23 qershor marrin pjesë në këtë manovër, ku do të jenë të stacionuar në gjashtë aeroporte ushtarake gjermane me mbi 240 avionë nga 25. Veç shteteve të NATO-s, merr pjesë edhe Suedia dhe si vëzhguese Japonia, përcjell albinfo.ch.
Aviacioni luftarak gjerman është i pranishëm me 70 avionë si dhe me helikopterë. Gjermania është vendi i vetëm që merr pjesë edhe me helikopterë në manovër.
SHBA do të dërgojnë 100 avionë, F-15, F-16 dhe avionët më modernë që kanë, F-35. SHBA kanë në Gjermani infrastrukturën më të gjerë ushtarake në Evropë.
Avionët F-35 do të stacionohen për manovrën në njërën nga bazat amerikane në Gjermani, në Spangdahlem, në landin e Rheinland-Pfalzit, shkruan DW.
Me këtë manovër NATO synon të demonstrojë që në rast krize, avionët e saj mund të mbrojnë hapësirën ajrore evropiane. Plani për të mbajtur stërvitjen “Air Defender”, e ka fillesën që në vitin 2018. Por manovra merr kuptim të ri për shkak të luftës në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












