Kosova
Hapet dega e studimeve të gjuhës shqipe në Gjermani
Universität Regensburg është universiteti i tretë në Gjermani, pas atij Ludwig-Maximilians-Universität München dhe Universität Jena, që ofrojnë studime të gjuhës shqipe.
Kjo është një mundësi unike për të gjithë studentët, që janë të interesuar për studimin e gjuhës shqipe dhe për të thelluar njohuritë e tyre të një prej gjuhëve më të vjetra evropiane e me një histori të pasur dhe një kulturë të veçantë.
“Ishte një kënaqësi që për nder të hapjes së studimeve shqiptare në Universitetin e Regensburgut, të mbaja një ligjëratë për profesorët dhe studentët e këtij universiteti dhe të bashkëbisedonim mbi prioritetet e Republikës së Kosovës në fushën e politikës së jashtme kulturore. Përkrahja ndaj gjuhës shqipe si një opsion studimi në universitetet të tilla do të vazhdojë të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











