Lajme
Hapet Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut në Gjenevë
Në Gjenevë u inaugurua dje Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pranisë diplomatike dhe ekonomike të vendit në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ceremonia u zhvillua në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Timço Mucunski, i cili së bashku me të pranishmit shpalli emërimin e z. Zaim Jashari si Konsull i Nderit. Jashari është një personalitet i njohur për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të komunitetit dhe marrëdhënieve ndërshtetërore.
Konsullata e re do të shërbejë si urë miqësie dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, duke krijuar mundësi të reja në fushën diplomatike, ekonomike dhe kulturore. /Albinfo.ch




E-Diaspora
-
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia Po numrohen votat nga diaspora, ende në pritje të atyre nga SHBA, Kanada dhe Australia... -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptarë nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Erëza Suka pranë gjysmëfinales së “The Voice of Germany”
Jeta në Zvicër
-
‘Gërryerje e identitetit zviceran’: SVP-ja mbron propozimin anti-imigracion Populistët zviceranë të së djathtës ekstreme, të cilët qëndrojnë pas nismës “Jo 10 milionë njerëzve”, janë... -
Si e ndajnë 23 franga kantonin e Freiburgut -
Analiza e smzh: Marrëveshja tregtare me SHBA-të – forcim për eksportet, sfida për frangun -
Dy automjete dhe një zyrë përfshihen nga flakët në Bazel, dyshohet zjarrvënie -
Ekonomia zvicerane mund të marrë frymë më lirishëm pas marrëveshjes me SHBA-n










