Lajme
Hapet Panairi i Punës në Kosovë
Në këtë panair po marrin pjesë rreth 50 kompani vendore që prezantojnë një ofertë me rreth 500 vende të reja pune
Mbi 500 vende të reja punës janë prezantuar të hënën në Panairin e Punës që u organizua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. Në këtë panair po marrin pjesë rreth 50 kompani vendore që pritet t’i hapin ofertat e tyre për punësim.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Panairit të Punës, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për vendin. Ai shprehu nevojën e zhvillimit të Kosovës.
“Kemi një numër të konsiderueshëm të bizneseve sot, do të jenë ndërmjet 40-50 biznese nga Kosova dhe llogarisim që ofertat e punës të cilat sot do të bashkërenditen këtu me ata që kërkojnë punë, do të jenë mbi 500 të tilla në fusha të ndryshme…Por, natyrisht kemi edhe shansin e atyre që dëshirojnë që përkohësisht të punësohen jashtë, që të shprehin nevojat dhe kërkesat e tyre”, tha kryeministri Mustafa
Ai tha se Kosova ka nevojë të hap vende të reja të punës, të bëj progres në zhvillimin ekonomi dhe t’i bashkërendojë aktivitetet me odat ekonomike që fundkojnë në vend.
Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi nëse janë në kërkim të një vendi të punës.
“E tha edhe kryeministri mjaftë mirë, që ofrohen mbi 500 vende të punës vetëm brenda territorit të Kosovës, dhe një numër tjetër i vendeve të punës, qindra sosh, të cilat ofrohen nëpër shtetet e jashtme. Meqenëse ne gjithmonë e konsiderojmë rininë si njërin prej aseteve kryesore për zhvillimin ekonomik të këtij vendi, atëherë natyrisht që promovojmë punësimin brenda Kosovës”, deklaroi Zeka.
Sipas tij, ky panair, është një moment i mirë që në përvjetorin e 8 të Pavarësisë së Kosovës të promovojmë edhe mundësi punësimi, edhe mundësi shprese në të njëjtën kohë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











