Shkurt.ch
Hapet Salloni i 87-të i veturave në Gjenevë
Salloni i Gjenevës është ekspozita më e madhe në Zvicër në përgjithësi. Ndërsa në gjithë botën ai bën pjesë në mesin e pesë panaireve më tëmëdhenj të automobilave.
Sot në Gjenevë është bërë hapja solemne e Sallonit të Automobilave. Aktivitetin më të madh në Zvicër dhe ndër më të mëdhenjtë në botë të kësaj natyre e ka shpallur të hapur ministri i financave, Johann Schneider-Ammann, shkruan srf.ch. Ai e ka mbajtur një fjalë rasti në sallat e mëdha të panairit në Gjenevë dhe ka bërë pastaj xhiron tradicionale nëpër sallon për të parë risitë që ka sjellë ai
Është ky salloni i 87 me radhë, ku prezantohen modelet më të reja të veturave nga e gjithë bota.
180 prodhues automjetesh nga e gjithë bota këtë vit prezantojnë 126 premierat botërore dhe evropiane të automobilizmit pikërisht në Gjenevë.
Deri në mbyllje të sallonit, më 19 mars pritet që atë ta vizitojnë rreth 700 mijë veta. Me shifra të këtij niveli, Salloni i Gjenevës është ekspozita më e madhe në Zvicër në përgjithësi. Ndërsa në gjithë botën ai bën pjesë në mesin e pesë panaireve më të mëdhenj të automobilave.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














