Lajme
Hapet shkolla shqipe në Friedberg, pranë Frankfurtit
Rreth 30 nxënës do të ndjekin mësimin, ndërsa LAPSH Hessen vazhdon zgjerimin e edukimit shqip në landin Hessen
Në qytetin Friedberg, pranë Frankfurt am Main në Gjermani, është hapur zyrtarisht shkolla shqipe, ku mësimin do ta ndjekin rreth 30 nxënës. Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në këtë rajon, transmeton albinfo.ch.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Gëzim Gashi, i cili përgëzoi LAPSH Hessen për angazhimin e vazhdueshëm në institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në këtë land. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, falë së cilës në gjithë Hessenin funksionojnë shkolla shqipe me mbi 400 nxënës.
Fjalë rasti mbajti edhe koordinatori i LAPSH Hessen, Nezir Bajramaj, i cili theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Landit Hessen dhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, mësimi plotësues i gjuhës shqipe po organizohet me sukses dhe tashmë është shtrirë në mbarë Hessenin.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe prindër, përfaqësues të shoqatave kulturore shqiptare dhe figura të njohura të komunitetit. Të pranishëm ishin kryetari i LAPSH Hessen, Jeton Gashi, kryetari i Shoqatës Kulturore në Friedberg, Ekrem Ibrahimi, mësuesja znj. Merima Haziri Gashi, si dhe krijuesit dhe intelektualët Sadik Krasniqi dhe Salih Haliti. Po ashtu mori pjesë edhe deputeti i rrethit Wetteraukreis, Blendi Krasniqi.
Organizatorët u kanë bërë thirrje prindërve të këtij rajoni që të regjistrojnë fëmijët e tyre, duke kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe ndër brezat e rinj në diasporë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025











