Lajme
Hapet shkolla shqipe në Saxon të kantonit të Valisit
Hap dyert edhe shkolla shqipe në Saxon të kantonit të Valisit, në Zvicër
Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Në vazhdimësi përpjekjet e tyre dëshmojnë punë dhe përkushtim, të cilat rezultojnë me shtimin e numrit të nxënësve si dhe me hapjen e pikave të reja shkollore, duke shndërruar veprimtarinë e tyre në një mision kombëtar.
Tani më edhe fëmijët shqiptarë që banojnë në fshatin Saxon dhe fshatrat për rreth kanë mundësi t`i vijojnë mësimet në gjuhë shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë në shkollën fillore në Saxon të Kantonit të Valisit të Zvicrës, nën drejtimin e mësueses Edona Haradini, e cila me një përkushtim të veçantë, në bashkëpunim me prindërit e këtyre fshatrave si dhe me koordinatorin e shkollave shqipe, z. Vaxhid Sejdiu, arritën që këtë pikë shkollore ta bëjnë realitet. Këta fëmijë nga sot filluan një përpjekje të re, për ta mësuar në mënyrë të rregullt gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.
Më e lumtura në këtë mes ishte vetë mësuesja Edona, e cila flet me një përkushtim të veçantë për përpjekjet e saj, që edhe pse ka emigruar në Zvicër nuk e fsheh dëshirën e saj të madhe që edhe në mërgim ta ushtrojë profesionin e saj si mësuese e gjuhës shqipe.
Në të njëjtat “valë gëzimi” ishin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët vijojnë mësimet në këtë pikë shkollore me qëllim që ta mësojnë në mënyrë të rregullt gjuhën amtare. Klasa kishte marrë një pamje të bukur, të ndritshme, ku dhjetëra fëmijë pasi kishin mbaruar mësimet e rregullta në shkollën e vendit, të mërkurën pasdite vazhduan mësimet në gjuhën shqipe.
Mësuesja Edona Nuredini e lumtur që tani më edhe në Zvicër ka mundësinë e mirë ta vazhdojnë profesionin e saj, me të vetmin qëllim që të përfshijë në orët mësimore sa më shumë fëmijë shqiptarë.
Nxënësit Eliani, Lena, Dilani, Lirioni, Doriani, Azalea, Adela, Aidi, Ajani, Elza, Diellza, Riani dhe të tjerët, të cilët janë lajmëruar për t`u regjistruar në shkollën shqipe në Saxon të Valisit, u bëjnë thirrje të gjithë moshatarëve të tyre t`iu bashkëngjiten për ta mësuar gjuhën shqipe.
Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve të kësaj klase, si dhe të dhjetëra pikave shkollore që janë hapur në mbarë Zvicrën, ngjallnin shpresën se gjuha shqipe po përhapet me të madhe në Zvicër falë aktivitetit dhe angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës shqipe” në Zvicër dhe veçmas Vaxhid Sejdiut, i cili me përkushtimin e tij është bërë shembulli më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër, por edhe në mbarë mërgatën shqiptare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?