Kosova
Do jetë rrezik nëse nuk vihet në agjendë liberalizimi i vizave
Kryeministri i Kosovës ka mbrojtur vendimin e ekzekutivit për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numër pronash të cilat menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit dhe Ranillugut duke thënë se sikur të gjitha komunave të tjera të Kosovës, edhe komunave me shumicë serbe iu kanë aprovuar kërkesat për prona shoqërore.
Haradinaj ka mohuar se kjo ëshë bërë në kuadër zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kryeministri i është bashkuar edhe sot aksionit të pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, që u zhvillua në parkun e Gërmisë.
Kryeministri Haradinaj tha se tash e sa vjet ka munguar kujdesi për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet, duke i bërë thirrje kryetarit Shpend Ahmeti dhe komunës që të kujdesen për këto hapësira të cilat u takojnë qytetarëve.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se të gjithë atë që e kërkojnë votën e qytetarëve, duhet të tregojnë se edhe ata mendojnë për fëmijët e këtij vendi.
“Nuk bënë te hedhim mbeturina. E kam thënë edhe më herët ne po ankohemi për liberalizim të vizave, por Evropa nuk është kështu. Ne duhet të japim sinjale të mira se jemi njerëz të vetëdijshëm”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se dikush duhet të jap llogari për këtë gjendje.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












