Kosova
Haradinaj e Kurti përplasen në Kuvend
“Një qeveri e tillë me një kryeministër kaq të dobët, s’mund ta bashkojë Mitrovicën. Ky nuk është kryeministër, tjetër kush është kryeministër. Ky është korrier i presidentit”, ka thënë Kurti
Kryeministri Ramush Haradinaj i ka lutur partitë parlamentare që të bëhen pjesë e fazës së fundit të dialogut me Serbinë. Sa i përket platformës së Qeverisë për dialogun, sipas së cilës presidentit i është lënë të udhëheqë dialogun, kryeministri u arsyetua duke thënë se në marrëveshjet e arritura deri tani nuk ka qenë ai i përfshirë.
Në interpelancën për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in, për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, kryeministri ka thënë se nuk duhet qëndruar askush jashtë këtij procesi.
Haradinaj tha se të gjitha konstatimet për gjendjen në energji janë të sakta, porse ato nuk janë të tetë muajve të fundit, por të 18 vjetëve të fundit. Haradinaj tha se pala serbe e ka keqpërdorur këtë temë dhe po vazhdon të tolerohet nga Brukseli. Ai shtoi se vendimin për ndarjen e 1 milionëve e ka bërë me vetëdije, por jo për të përkrahur sekserët dhe përfituesit, por për të vendosur rregull dhe për ta shtrirë autoritetin në Veri në tregun energjetik.
Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në emër të LDK-së, duke thënë se autoriteti i Kosovës në Veri nuk menaxhon me asetet e veta. Kjo temë ka përplasur kryeministrin e liderin e Vetëvendosjes. Kurti tha se Haradinaj është në pozitë të dobët, madje tha se Haradinaj është detyruar ta votojë demarkacionin vetëm për të qëndruar në postin të cilin sot e ka.
“Një qeveri e tillë me një kryeministër kaq të dobët, s’mund ta bashkojë Mitrovicën. Ky nuk është kryeministër, tjetër kush është kryeministër. Ky është korrier i presidentit”, ka thënë Kurti. Ndërsa Haradinaj kritikat e Kurtit i ka konsideruar të dobëta.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










