Kosova
Haradinaj, i palëkundur për mosheqjen e taksës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksën doganore prej 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nuk do ta heqë.
Në një vizitë në kompleksin memorial në Gllogjan, Haradinaj ka thënë se sa të jetë kryeministër, taksa nuk do të hiqet.
“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie, taksa nuk hiqet”, tha Haradinaj.
Ai po kërkon që Kosova të njihet nga Serbia si kusht i heqjes së taksës.
“Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka thënë edhe se në lidhje me taksën kërkon përkrahjen e partnerëve politikë, më saktësisht, të koalicionit qeverisës.
“Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Gjatë ditës së sotme, shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, ka kërkuar që taksa të hiqet që të vazhdojë dialogu.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













