Kosova
Haradinaj i quan ‘qyqarë’ Hotin dhe Kurtin
"Në kohën kur është kallë Kosova, Albin Kurti i ka pas flokët deri këtu e ka ndejtë në Prishtinë, e kanë marrë, e kanë çuar andej, qyqan është”, ka thënë Haradinaj
“Qyqarë” janë për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
I pyetur për deklaratat e tyre ndaj tij, Haradinaj tha se “nuk e meritojnë t’ua kthej sepse dytë janë qyqarë. Ai madje përmendi edhe kohë e luftës duke thënë se Kurti nuk ka bërë asgjë.
“Se meritojnë me ua kthy se dy qyqana janë. Unë jam kryetar i qeverisë dhe i kryej punët. Vi prej një familje që ka traditë. Nuk po e pyes Avdullah Hotin për familje. Nuk po e pyes Albin Kurtin për familje. Në kohën kur është kallë Kosova, Albin Kurti i ka pas flokët deri këtu e ka ndejtë në Prishtinë, e kanë marrë, e kanë çuar andej, qyqan është”, ka thënë Haradinaj.
“Nëse ai ka të drejt me më thanë mu hajn, atëherë çka i vjedha unë atij, unë vi në 6:30 me punu e t’ia rregulloj kushtet e jetës”, është shprehur Haradinaj për “KTV”-në.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ndihet i rrezikuar nga procesi i dialogut me Serbinë. Sipas tij, vonesat dhe krizat në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve po pengojnë vetëm vazhdimësinë e proceseve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas Haradinajt, opozita nuk është e gatshme për zgjedhje. Madje, sipas tij, bëjnë mirë të bëhen gati për zgjedhjet e rregullta pasi në një gjendje siç janë sot, ata mund të humbin përsëri nga koalicioni aktual qeverisës.
“Nuk janë të gatshëm për zgjedhje. Po ikim prej përgjegjësive, nuk është mirë me ik prej dialogut. Nëse ky koalicion shkon bashkë, ata prapë humbin. Isa Mustafa nuk ka gjendje fizike për me dalë në fushatë, Albin Kurti e ka partinë përgjysmë. Ky koalicion që qeverisë sot nuk ka pikë prej qiellit po ka dalë fitues”, ka thënë ai.
“Nuk është qeveria që nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare po parlamenti. Nëse ata mendojnë që kanë legjitimitet më shumë se unë me përfaqësu Kosovën apo janë më të menqur, mirë ata e patën mundësinë po nuk bënë asgjë”, shtoi Haradinaj.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit















