Lajme
Haradinaj kërkon konferencë të liderëve para marrëveshjes finale me Serbinë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të mbahet një konferencë për Kosovën, ku do të dakordoheshin për marrëveshjen finale me Serbinë. Ka thënë se në këtë konferencë duhet të jetë SHBA-ja si ndërmjetësuese, ndërsa edhe BE-ja si lehtësuese e dialogut.
“Konferenca dyditore e përbërë nga kryetarët e partive politike do t’i ftonin edhe udhëheqësit e dialogut, Amerika dhe lehtësuesit BE. Kjo konferencë e Kosovës në Kosovë fillimisht kishte mundur të krijojë në qëndirm unik të Kosovës, ku e kishin lehtësuar ndërmjetësuesit Amerika dhe BE-ja që të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.
Ai ka thënë se s’mund të ketë udhëheqje të dialogut nga Kosova nga njeriu që ka përkrahur korrigjimin dhe ndarjen e Kosovës. Ka thënë se as Albin Kurti s’mund të jetë në krye të këtij dialogu, pasi po synon heqjen e taksës pa na njohur Serbia.
Haradinaj ka folur edhe për presionin amerikan, duke thënë se askush s’bën të ofertojë njëanshëm për heqjen e taksës. Ka thënë se Kurti dhe Vjosa Osmani kanë ofertuar me taksën dhe e kanë nxjerrë jashtë Kosovës.
Jam me heq taksën në ndërrim të njohjes finale. Kërko kontratën finale. Kurti dhe Osmani janë axhami politikë. E kanë dorëzuar krejt procesin te Thaçi. Tash fshihen në kornizën e BE-së”, ka thënë Haradinaj, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/212086306829455/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












