Kosova
Haradinaj lë të hapur mundësinë për kandidaturë për president
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar për president të vendit, në rast se një propozim i tillë vjen nga partitë opozitare.
Ai tha se, duke marrë parasysh sfidat me të cilat po përballet Kosova, do ta shqyrtonte seriozisht një ofertë të tillë politike.
“Nëse opozita, Aleanca, PDK dhe LDK do të më kandidonin, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës nga opozita. Kosova është në sfida të mëdha, prandaj do ta konsideroja nëse opozita më propozon për president në një garë në seancë”, është shprehur Haradinaj për Tëvë1.
Megjithatë, ai ka theksuar se aktualisht nuk është kandidat për postin e presidentit.
Në zgjedhjet e qershorit, vetëm LDK ka dalë me kandidate për presidente, Vjosa Osmanin.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina









