Kosova
Haradinaj: Në Kosovë janë krijuar kushte të favorshme biznesore
"Lirimet e shumta nga detyrimet fiskale në importin e repromaterialit, pajisjeve dhe teknologjisë e bëjnë Kosovën ambient shumë të përshtatshëm biznesor”, tha Haradinaj
Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin që pati me Merve Ozer Yilmaz, përgjegjëse për kompaninë “NEWKO Balkan” në Suharekë, si dhe zëvendëskryetare e Bordit të Drejtorëve të Holdingut “Ozerband”, është zotuar se do t’i adresojë problemet e prodhuesve, që të marrin zgjidhje adekuate.
“Pas hyrjes në fuqi të pakos fiskale, në Kosovë janë krijuar kushte shumë të favorshme biznesore. Lirimet e shumta nga detyrimet fiskale në importin e repromaterialit, pajisjeve dhe teknologjisë e bëjnë Kosovën ambient shumë të përshtatshëm biznesor”, tha Haradinaj.
Ndërsa Merve Ozer Yilmaz prezantoi punën dhe disa prej sfidave me të cilat ballafaqohet kompania “NEËKO Balkan”, si dhe vlerësoi pakon e re fiskale e cila ka hyrë në fuqi që nga fillimi i viti 2018.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











