Kosova
Nga Kosova në BE, do të udhëtojnë qytetarë të ndershëm, studentë, sipërmarrës
Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbajtur takimi i radhës i Nivelit të Lartë të Sundimit të Rendit dhe Ligjit, në të cilën janë prezantuar të arriturat e fundit nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim, është diskutuar për rastet e shënjestruara, që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimin ilegal.
Kryeministri Haradinaj theksoi se kjo dukuri ka shënuar rënie, duke vlerësuar angazhimin e të gjitha institucioneve të Kosovës për ndaljen e dukurisë së migrimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës për në vendet e BE-së.
Kryeministri Haradinaj tha se rastet e shënjestruara dhe migrimi ilegal, janë dy tema me rëndësi për vendin, sidomos tani kur Kosova është në fazën finale, pra në vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave, andaj edhe çështja e migrimit, është çështje kryesore ku Bashkimi Evropian dëshiron të sigurohet se nga Kosova nuk do të ketë migrim drejt shteteve të BE-së.
“Ne kemi bërë punë të mirë në stopimin e fluksit potencial. Shifrat e azilkërkuesve kanë rënë në mënyrë drastike. Nga viti 2015 deri më sot kemi rënie të azilkërkuesve me mbi 95%, prej 67 mijë në 2015 kemi rënie në 2800 në vitin 2018. Por ne duhet të punojmë më shumë, qytetarët tanë duhet ta dinë se e ardhmja e tyre është në Kosovë, me Kosovën në BE. Kosova nuk do të eksportojë kriminalitet dhe pasiguri në BE, por qytetarë të ndershëm, turistë, studentë, sipërmarrës, dhe njerëz që do të udhëtojnë në BE për nevoja pune”, tha kryeministri Haradinaj.
Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, të dhënat tregojnë se rënia e numrit të azilkërkuesve nga Kosova në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vijnë si rezultat i kontrollit efikas të kufijve, ndjekja ndaj kontrabandës dhe trafikimit me qenie njerëzore dhe bashkëpunimit rajonal, shkruan Albinfo.ch.
Arritje kanë shënuar edhe politikat e ri integrimi të personave të riatdhesuar në Kosovë. Kosova ka Strategjinë e ri integrimit të personave të riatdhesuar dhe nga viti 2015 kanë përfituar më se 15 mijë persona nga skemat e ri integrimit.
Në këtë takim, po ashtu është biseduar edhe për rastet e shënjestruara, për të cilat është thënë se janë shënuar rezultate, por kërkohet që edhe më tutje të ketë një dinamikë të shtuar dhe të shënohen rezultate pozitive në zgjidhjen e lëndëve të grumbulluara dhe të shënjestruara.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













