Kosova
Haradinaj sërish sulmon prokurorin Blakaj
"Individët si Blakaj, duke manifestuar protagonizëm të rrejshëm me sulmet e tyre ndaj drejtësisë kosovare përmes medieve, tentojnë të rrezikojnë përpjekjet për forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë"
Kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar në profilin e tij në Facebook letërkëmbimin që ka pasur me prokurorin që hetonte veteranët Elez Blakaj. Haradinaj thotë se u është drejtuar ambasadorëve të akredituar dhe zyrtarëve të Zyreve Ndërlidhëse në Kosovë, ku i ka shpjeguar me një letër përkrahjen e tij të pakusht ndaj të gjitha kërkesave të parashtruara nga prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj, për tërë hetimin në Zyrën për Çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së lidhur me çështjen e listës së veteranëve.
“Ish-prokurori Blakaj ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar dy javë kohë për të zhvilluar hetimet në arkiv. Me vullnet të plotë për të ndihmuar procesin, kam qenë në dispozicion për çfarëdo kohe, që ai e përcakton. Jemi dakorduar që pas 30 ditëve të ofrojë një raport me rrjedhën e hetimeve, specifikisht a ka pasur mundësi që të hetojë pa ndërhyrje, paanshmërish dhe me integritet të plotë.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet qendrore janë të vendosura që të forcojnë dhe sigurojnë rendin dhe ligjin në gjithë Kosovën. Politikat që kemi hartuar dhe zbatuar në rend e ligj, ndër të tjera, përfshijnë fuqizimin e rolit të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, ka shkruar Haradinaj. Por ai ka thënë se individët si Blakaj, duke manifestuar protagonizëm të rrejshëm me sulmet e tij ndaj drejtësisë kosovare përmes medieve, tentojnë të rrezikojnë përpjekjet për forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë. “Ky rast nuk do të pengojë vendosmërinë tonë të fortë për një sistem të plotë funksional të drejtësisë në Kosovë”, ka përfunduar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












