Kosova
Haradinaj tërheq lejen që Vuçiq të vizitojë Drenicën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se ka tërhequr lejen që MPJ i ka dhënë presidentit serb Aleksandër Vuçiq të shkojë në zonën e Drenicës.
Këtë njoftim Haradinaj e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook dhe ka treguar se ka hyrë në fuqi menjëherë, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka anuluar vizitën në fshatin Banjë të Skenderajt. Kjo pas zhvillimeve të fundit në atë, pjesë ku ende po zhvillohen protesta me bllokimin e dy rrugëve kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj.
Protestës së qytetarëve kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Banjë të Skenderajt, i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Jashari ka thënë se është solidarizuar me qytetarët sepse Vuçiq po tenton të hyjë në zonën më të prekur të luftës në Kosovë.
Ai ka thënë po ashtu se president serb Aleksandar Vuçiq do të kthehet nga ka ardhur ngase drenicasit janë mobilizuar nga të gjitha anët, ndërsa ka theksuar se ai mund të kalojë në këtë pjesë vetëm kur të kërkojë falje për krimet e kryera, njofton Klan Kosova.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












