Shkurt.ch
Harron ku e ka lënë veturën, policia gjermane ndihmon zviceranin
Policët e kanë marrë me vete në veturë të moshuarin dhe bashkërisht e kanë kërkuar veturën e tij...
Policia gjermane e ka ndihmuar një turist zviceran gjatë të enjtes në Rheinfelden, pasi kishte rënë në telashe.
Turisti zviceran ishte paraqitur në stacionin policor dukshëm i shqetësuar, ka shkruar të premten policia gjermane, njofton “Albinfo.ch. Plaku 71-vjeçar zviceran ka pohuar se veturën e kishte parkuar në afërsi të qendrës tregtare. Kërkimi i tij kishte mbetur pa rezultat.
Policët e kanë marrë me vete në veturë të moshuarin dhe bashkërisht e kanë kërkuar veturën e tij. Më në fund vetura gjendet: “Ishte e parkuar në mënyrë të rregullt në rrugën `Emil-Frey-Strasse`” ka shkruar më tej policia. Vozitësi i ka falënderuar pa masë policët dhe ka marrë rrugën e kthimit për në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













