Kosova
Haxhiu nga Tivati: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe nisjen e negociatave me BE-në
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar trajtim të barabartë për Kosovën në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka dëshmuar përkushtim ndaj reformave dhe vlerave të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në deklarimin e saj para mediave në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat, Haxhiu tha se e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë rajonit është brenda familjes evropiane.
Ajo vlerësoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit si një mundësi të rëndësishme për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me sigurinë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian. Një Bashkim Evropian më i fortë dhe më i zgjeruar është përgjigjja më e mirë ndaj përpjekjeve për të krijuar paqëndrueshmëri në Evropë”, deklaroi Haxhiu.
Sipas saj, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e reformave demokratike dhe mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj politikave dhe qëndrimeve të BE-së, përfshirë edhe ato në fushën e sigurisë.
Haxhiu theksoi se Kosova meriton hapa konkretë në procesin integrues, duke përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian, marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.
“Integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një proces teknik. Ai lidhet me prosperitetin, paqen, demokracinë dhe dinjitetin e qytetarëve tanë dhe të gjithë Evropës”, u shpreh ajo.
Samiti në Tivat ka mbledhur liderë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar perspektivën evropiane të rajonit, sfidat e sigurisë dhe zbatimin e Planit të Rritjes për vendet kandidate./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame Delegacioni u prit nga znj. Claudia De La Fuente, Sekretare e Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës... -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër -
Gjermani
Leonit Jashari nënshkruan me VfL Wolfsburg, talenti shqiptar vazhdon ngjitjen drejt futbollit elitar -
Finlandë
Rina Januzi triumfon në Finlandë, fiton trofeun e festivalit prestigjioz “Can U Louhela Jam 2026”
Jeta në Zvicër
-
Nivelet e lumenjve dhe liqeneve në Zvicër mbeten të ulëta pavarësisht shiut Zvicra po përballet me kushte thatësire, me nivele uji në shumë lumenj dhe liqene jashtëzakonisht të... -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Zvicra angazhon 4.000 ushtarë për sigurinë gjatë samitit të G7-ës në Francë -
Çmimet e pronave në Alpet zvicerane vazhdojnë të rriten -
Shtetasit e dyfishtë francezo-zviceranë do të detyrohen të shërbejnë në ushtri













