Kosova
Haziri: Borxhlinjë më të mëdhenj në tatim në pronë janë operatorët ekonomik, jo qytetarët
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke folur rreth ndryshimeve mbi ligjin mbi tatimin në pronë, tha se qytetarët e Gjilanit janë të rregullt, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ndaj pagesave të taksave komunale, por operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj dhe ata duhet të përgatiten edhe për masat shtrënguese pasi, siç tha, janë të detyruar t`i ndërmarrim si komunë.
“Nuk lejojmë presione e as kushtëzime sepse shtetin askush nuk mundet ta pengojë. Operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj e jo qytetarët. Nuk jam ithtar i masave shtrënguese, por ne duhet të ndërhyjmë dhe funksionojmë si shtet. Qytetarët mos të kenë frikë sepse ata janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Ata kanë treguar korrektësi dhe i kanë kryer të gjitha obligimet e parapara me ligj. Kemi të bëjmë me masa popullore shtoj kreu i komunës”, ka thënë Haziri.
Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, tha se ndryshimet në tatimin në pronë e obligojnë qytetarin që të jetë më i kujdesshëm.
“Të jemi të qartë, ligjin e ka bërë Qeveria, e jo komuna dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë këtë dhe çdo ligj tjetër. Ndryshimet e bëra janë afatet e pagesës së tatimit në pronë, më herët ishte 31 qershori pjesa e parë dhe 31 dhjetori pjesa e dytë, kurse tani 30 prilli pjesa e parë dhe 30 shtatori pjesa e dytë. Ndryshimi tjetër janë kamatat dhe ndëshkimet. Ligji i vjetër ishte 1% kamata kurse tani është zvogëluar në 0.56% kamatë mujore. Ndryshimi tjetër është tatimi i përshkallëzuar që fillon së zbatuari në vitin 2019, tatimohen tokat e papunuara. Ankesat kanë qenë deri më 30 prill tani janë më 30 mars. Me ligjin e ri parashihet obligimi përmes përmbaruesve. Vërejtjet e fundit kanë dhënë efekt sepse është dyfishuar shuma e inkasuar. Nuk do ua mbyllim derën qytetarëve, përkundrazi do të arrijmë edhe marrëveshje dhe do të kemi bashkëpunim të dyanshëm”, ka sqaruar Maliqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













