Lajme
Haziri: LDK kërkon pushtet të balancuar, nuk heq dorë nga kryeparlamentari
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se bisedimet me Vetëvendosjen kanë zgjatur, por jo sa ka zgjatur certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit.
”Pritjet kanë qenë se bisedimet do të kryhen shpejt dhe do të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen. Sot e tutje kanë mbetur pak ditë deri më 4 shkurt, pjesa me madhe e marrëveshjes është kryer, por duhet të jetë ndarje të drejtë, sipas formulës tonë të LDK-së, të 8 janarit. Roli ynë duhet të jetë i barazvleshëm dhe se VV duhet ta shohë LDK-në pjesë të marrëveshjes”, tha ai sot për RTK.
Haziri tha se LDK-ja insiston të ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës. “Ne kërkojmë zbatim të marrëveshjes politike, ne e shohim kështu. Ne kemi votuar Glauk Konjufcën, pasi që ne kishim dhënë fjalën, nëse dikush ka dashur të na sprovojë, ne kemi dëshmuar atë”, tha ai.
Sipas tij, LDK-ja e ka bërë të qartë, ose shkon me VV në qeveri ose shkon në opozitë. “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












