Gruaja
Heidi Lushtaku dhe Noizi, me fëmijët jetimë të Tiranës
Modelistja dhe ambasadorja e organizatës humanitare „Vox Infantis“ në Zvicër, Hedi Lushtaku, e shoqëruar nga reperi i njohur shqiptar Noizy, ka zgjedhur për festat e fundvitit t’u dhurojë disa çaste të gëzueshme fëmijëve të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë. “Një moment shumë i bukur dhe i rëndësishëm për mua. Edhe Noizy ndihmon fëmijët jetimë dhe […]
Modelistja dhe ambasadorja e organizatës humanitare „Vox Infantis“ në Zvicër, Hedi Lushtaku, e shoqëruar nga reperi i njohur shqiptar Noizy, ka zgjedhur për festat e fundvitit t’u dhurojë disa çaste të gëzueshme fëmijëve të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë.
“Një moment shumë i bukur dhe i rëndësishëm për mua. Edhe Noizy ndihmon fëmijët jetimë dhe do të bashkëpunojmë së bashku që edhe në të ardhmen t’i ndihmojmë edhe më shumë fëmijët e kësaj kategorie”, tha për albinfo.ch ambasadorja e organizatës humanitare „Vox Infantis“ në Zvicër, Heidi Lushtaku.
Heidi së bashku Noizyn u kanë bërë një surprizë të këndshme fëmijëve jetimë, të cilët i kanë shumë për zemër Heidin dhe Noizin. Nuk kanë munguar as dhuratat për fëmijët. Hedi Lushtaku ka shpërndarë në profilin e sa në Facebook disa fotografi, ku tregon për momentet e bukura që ka kaluar në shtëpinë e fëmijëve të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Modelistja ditë më parë ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e ambasadores së organizatës humanitare “Vox Infantis“ në Zvicër, ku ajo do të jetë pjesë e projekteve mbështetëse për fëmijët jetimë.
Ajo në cilësinë e ambasadores ka paralajmëruar në Kosovë dhe Shqipëri disa projekte për të ndihmuar fëmijët shqiptarë jetimë.
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër