Kosova
Helmimi në KQZ: Kërkohet ekzaminim jashtë vendit
Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet në lidhje me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve se më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin reaksione alergjike pas hapjes së zarfeve. Prej tyre, 11 kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë hospitalizuar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe se po priten rezultatet e analizave, përcjell albinfo.ch.
“Sipas asaj që e kemi parë, kemi vendosur që këto analiza të bëhen jashtë vendit, prandaj është herët dhe çkado që them, ndoshta mund të gaboj. Analizat duhet të bëhen jashtë vendit, sepse nuk kemi një laborator i cili bën analiza të detajuara, ashtu siç po kërkohet tash”, tha Munishi.
Kryeprokurori Munishi nuk ka mundur të saktësojë se në cilin shtet do të dërgohen mostrat për analiza.
“Është shumë herët, jemi duke punuar për ta gjetur ku, por për momentin është shumë herët”, tha Munishi.
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës dhe Klinika Infektive e Kosovë nuk kanë dalë ende me rezultatin e analizave të 11 personave, të cilët janë pranuar të dielën, më 13 tetor, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare me, siç është thënë, simptoma të alergjive që atyre u ishin shfaqur nga kontakti me zarfet nga Serbia.
Gjendja e pacientëve, sipas mjekëve në Klinikën Infektive, është e qëndrueshme.
Për shkak të mungesës së rezultateve, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e alergjisë te këta persona. Andaj, autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar hetimin dhe ekzaminimin e mostrave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














