Kosova
“Hendbolli na bashkon” u mbajt në St. Gallen
Të shtunën është mbajtur aktiviteti i parë i projektit shumë “Handball verbindet uns – Hendbolli na bashkon”.
Ky është projekt i përbashkët i Federatës së Hendbollit të Zvicrës dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës, që sa më shumë fëmijë me rrënjë shqiptare e që jetojnë në Zvicër, të bëhen pjesë e shkollave dhe klubeve të hendbollit.
Aktiviteti i parë është mbajtur të shtunën paradite në St. Gallen.
Dhjetëra fëmijë shqiptarë dhe familjarët e tyre ishin pjesë e aktivitetit, ku janë njoftuar me lojën e hendbollit, mundësitë që ofron sporti ynë dhe perspektivën e marrjes me hendboll.
Ndër të tjera në këtë aktivitet kontribuuan kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, pivotja e Kombëtares së Kosovës, Dafina Mustafa dhe ish-reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku.
Pas një jave aktivitetet në kuadër të projektit “Hendbolli na bashkon” do të mbahen në Luzern dhe Aarau.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














