Lajme
Heshtje zgjedhore në Mal të Zi

Raportohet se në Mal të Zi, sot (e shtunë) është heshtje zgjedhore në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, më 2 prill. Ajo është në fuqi deri në mbylljen e qendrave të votimit, të dielën, në orën 20:00, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se gjatë asaj periudhe është i ndaluar prezantimi mediatik i kandidatëve presidencialë, reklamimi politik, publikimi i vlerësimeve të rezultateve të votimit, sloganet apo simbolet e kandidatëve dhe rezultatet e sondazheve të opinionit publik, shkruan REL.
Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit – kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa Tani.
Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumëpartiak.
Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në rundin e parë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, 143,608, ndërkaq më së paku në Shavnik, 1.777 votues, që gjendet në veri të shtetit.
Fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.
Rregullsia e procesit zgjedhor do të monitorohet nga misionet vëzhguese të ODIHR-it, deputetët evropianë dhe Këshilli i Evropës, si dhe nga organizatat joqeveritare Qendra pë Monitorim dhe Qendra për Tranzicionin Demokratik.
E-Diaspora
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri Këngëtarja shqiptare Elina Duni pas më shumë se një viti, vjen sërish në Austri...
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
-
Zvicra U21 me katër shqiptarë në Kampionatin Evropian
-
Me 500,000 CHF borxh “socialit”, kosovarit i lejohet qëndrimi në Zvicër
-
Vjenë: Ekspozitë me titull “Mirë se vini në tavolinë” nga artisti Artan Korenica
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane me mega-aksion, arrwsto. disa peraona për 2200 raste të abuzimeve me të mitur Policia zvicerane ka kryer një mega-operacion, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga disa...
-
Studimi zviceran tregon se meditimi ndihmon në marrjen e vendimeve
-
Deputetët zviceranë votojnë kundër rritjes së pagave të tyre
-
Zvicra ndihmon financiarisht Italinë të strehojë azilkërkuesit
-
Xhaka, Shaqiri e Zeqiri ftohen nga Zvicra për kualifikimet e Euro 2024