E-Diaspora
Hisni Berisha kërkon punëtorë për të ngjyrosur vetura
“Që katër apo pesë vjet është e vështirë për të gjetur punëtorë të tillë”, thotë 69-vjeçari. Ai ka thënë se të patën dy do t’i punësonte menjëherë, derisa një në kohë të pacaktuar varësisht nga puna
Hisni Berisha kishte një punëtori të madhe në rrugën Herforder në Bielefeld të Gjermanisë. Më parë ishin 14 punonjës për të ngjyrosur vetura. “Tani jemi vetëm tre, një punëtor i kualifikuar, një praktikant dhe unë”, thotë Berisha, shkruan ‘nw.de’.
“Që katër apo pesë vjet është e vështirë për të gjetur punëtorë të tillë”, thotë 69-vjeçari. Ai ka thënë se të patën dy do t’i punësonte menjëherë, derisa një në kohë të pacaktuar varësisht nga puna, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 1972, Hisni Berisha ishte larguar nga ish-Jugosllavia për në Bielefeld. Më parë ai kishte një qendër profesionale në vendlindjen e tij, që i dha punëtorë Gjermanisë. Për t’u koordinuar ai ishte disa herë në Gjermani. “Unë kam qenë i impresionuar nga etika e punës në Gjermani”, kujton Berisha.
Ai fillimisht shkoi si punëtor, pastaj më 1981 përfundoi Masterin, derisa më 1984 kishte hapur kompaninë e tij. “Në përgjithësi kam formuar më shumë se 80 piktorë”, thotë ai. Shumica prej tyre ose janë duke studiuar ose inxhinierë.
Por, entuziazmi për këtë punë ka rënë dhe për të gjetur punëtorë të tillë është shumë e vështirë. “Pyes veten se çfarë po bëjnë ata. Nëse askush nuk dëshiron të punojë, atëherë diçka nuk është në rregull”.
Edhe zyrtarët e kompanive të punës e pranojnë se për këtë zanat ka shumë pak të interesuar, por ndryshe është në profesionet tjera, ku ka shumë të tillë.
Nëse vazhdohet në këtë gjendje, sigurisht se Berisha do të ketë shumë vështirë të gjejë pasardhësin dhe kompania e tij do të ishte në rrezik.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













