Bota

Historia e brazilianit që u mori jetën mbi 500 personave

Sot jeton në një qytezë të vogël e të qetë, dhe refuzon të dalë në foto, pasi fqinjët nuk e dinë se cili është

Më 6 gusht të vitit 1971, kur ishte vetëm 17 vjeç, Julio Santana shtrëngoi fort pushkën e gjahut dhe kreu vrạsjen e parë. Sot, 64 vjeç, thotë që e ndaloi numërimin kur viktịmat shkuan 492. Megjithatë, ende s’e ka harruar pamjen që mori fytyra e viktịmës së parë.

Te fshati ku u rrit, thellë në pyjet tropikale të Amazonës, në Brazil, ai njihej si një snajper i mirë. Por kishte vrạrë vetëm kafshë për t’u ushqyer. Njeriu i parë që vrạu ishte Antonio Martins, një peshkatar 38-vjeçar, biond, me lëkurë të bardhë, i njohur me nofkën “Verdhacuku”. Ai kishte përdhunuar një 13-vjeçare te fshati ngjitur, dhe babai i vajzës kishte paguar xhaxhain e Julios për ta vrarë. Julioja u çudit që xhaxhai i tij, një polic i respektuar, ishte edhe vrạsës me pagesë.

Ai e ruajti viktimën për tri orë në pyll, por ngurroi. Druante se do të shkonte në ferr po të vriste një njeri. Por kur xhaxhai i shpjegoi se si e kishte mashtruar vajzën, duke i premtuar t’i tregonte delfinë në det, e pastaj e kishte përdhunuar në varkë, Julioja e mblodhi veten. Xhaxhai ishte sëmurë me malaria, shumë i plogësht për ta realizuar vetë, transmeton “TCH”.

Ai e dinte që nga ajo largësi, më pak se 40 metra, nuk do të gabonte. Ai nuk e harron as sot tmerrin që iu vesh viktimës në fytyrë, në momentin që e kapi plumbi në gjoks, një sekondë para se të binte mbi varkë. Trupin e hoqi qafe duke i çarë barkun dhe duke e hedhur në një lumë me piranja. Pas kësaj i ishte betuar Zotit se s’do të vriste më asnjë njeri. Por fati deshi që të bëhej një nga vrạsësit më të frikshëm me pagesë, përcjell albinfo.ch.

Pas vrạsjes, xhaxhai, që ishte polic dhe me njohje në nivele të larta, e angazhoi si vrạsës me pagesë për qeverinë braziliane, kundër rebelëve  komunistë në Amazonë. Nga viti 1967 e deri në vitin 1974, rebelët Araguaia u përpoqën të rrëzojnë diktaturën ushtarake të Brazilit duke angazhuar fermerë dhe peshkatarë në kauzën e tyre.

Julio ishte 18 vjeç kur pati rol kryesor në ekipin që gjurmoi dhe kapi Jose Zhenoinon, një student dhe drejtues komunist. Ai mban mend se si e torturuan, bashkë me të tjerë, për ditë me radhë. Vite më vonë, Joze Zhenoino u bë kongresmen dhe kryetar i Partisë së Punës. Në një intervistë me Kavalkantin, gazetarin që ndoqi jetën e Julios, ai tha që e mbante mend djalin e vogël që e kishte kapur. E kishin shpërblyer me një “Coca-Cola”, pijen e tij të preferuar, që familja nuk ia blinte dot.

Julio tregon vetëm një pjesë të fytyrës, pasi nuk do që ta njohin fqinjët. Tani ai jeton në një qytezë të qetë, dhe ka tokë ku mbjell perime me bashkëshorten.

Menjëherë pas kapjes së Zhenoinos, Santana vrạu një tjetër militante komuniste, mësuesen 22-vjeçare Maria Lusia Petit. Ajo u shpall e zhdukur, por ishte varrosur në një varr masiv, bashkë me viktima të tjera.

Pas dy dekadash, kur u vendos rendi ligjor, viktimat që duhej të vriste Santana papritur ndryshuan. Nga politikanë, tani ishin bashkëshortë që tradhtonin gratë, apo kërkues floriri nëpër miniera. Pas vrạsjes së një gruaje që tradhtonte të shoqin, Santana u kap nga policia. U detyrua të japë motoçikletën si ryshfet që të lirohej.

Pikërisht në këtë kohë kuptoi që xhaxhai e mashtronte. Ai i gjente njerëzit për të vrarë, por i jepte një pjesë shumë të vogël të pagesës. Shumicën e mbante për vete. Atij i linte 60 deri në 80 dollarë për vrạsje, sa një rrogë minimale në Brazil. Julio u përball, u grind me xhaxhain dhe nuk i ka folur më me gojë që nga ajo kohë.

Ai i la vrạsjet vetëm në vitin 2006, kur mbushi 52 vjeç dhe gruaja i dha një ultimatum: “Ose lëre atë jetë, ose më harro mua dhe fëmijët”. Ajo ia kishte mbushur mendjen që 10 lutjet që Julioja bënte ndaj perëndisë pas çdo vrạsjeje, nuk e shpëtonin nga ferri.

I rënduar psikologjikisht, ai hyri te një grup evangjelist, dhe mendon se aty ia dha Zoti forcën për të vazhduar jetën edhe pas asaj pune të ligë. Dy fëmijëve, që tani janë prindër vetë, nuk ia ka treguar kurrë se çfarë pune ka bërë.

Sot jeton në një qytezë të vogël e të qetë, dhe refuzon të dalë në foto, pasi fqinjët nuk e dinë se cili është. Ai ka një fermë, bashkë me të shoqen, ku shtyjnë ditët duke rritur perime. Gruas i është mirënjohëse që e bëri të kuptojë, dhe thotë që e ka mbyllur me atë jetë.