Bota
Familja që jetoi e izoluar për më shumë se 9 vjet
Ai i kishte mbajtur fëmijët, duke u thënë se ka ndodhur apokalipsi dhe janë njerëzit e fundit në tokë
Vëllai 25-vjeçar që ndihmoi fëmijët e tjerë të familjes të shpëtojnë nga izolimi 9-vjeçar brenda një ferme ka dalë në foto për herë të parë.
Jan Zon Van Dorsten është 25-vjeçar. Ai shkoi në një kafene të zonës këtë të shtunë, porositi pesë birra dhe i tha të zotit se kishte nëntë vjet që nuk dilte nga shtëpia.
Policia holandeze tha se fëmijët dhe babai i tyre po mbaheshin në një fermë rreth 100 km larg Amsterdamit, në Holandë, transmeton TCH.
Fëmijët u gjetën bashkë me babain në një dhomë të fshehur në qilarët e fermës, përcjell albinfo.ch.
Policia zbuloi se djali i madh kishte dalë edhe më herët nga shtëpia, dhe kishte nisur të postonte sërish foto në Facebook, siç kishte bërë 9 vjet më parë.
Një burrë 58-vjeçar, që nuk është babai i familjes, u arrestua të martën, por roli i tij ende nuk dihet.
Ferma ishte e marrë me qira dhe i zoti i fermës tha se pagesa ishte kryer gjithnjë një kohë dhe ai nuk dinte gjë që në pronë jetonin edhe njerëz të tjerë përveç personit që paguante qiranë.
I zoti nuk dinte as që qilari ishte kthyer në vendbanim, me dhoma të ndryshme.
Ferma ishte 200 metra nga rruga më e afërt dhe e rrethuar me pemë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













