Lajme
Historia e vërtetë e kungujve të Halloween
Pse janë simboli i festës së famshme
Halloween është shumë afër dhe njerëzit në mbarë botën përdorin kungujt e frikshëm të gdhendur me pamje të ndryshme, duke i vendosur si zbukurime nëpër shtëpitë e tyre apo ambiente të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Përdorimi i tij nuk është tërësisht për shkak të festës së Samhain, në të cilën keltët përdornin rrepa boshe dhe i mbushnin me qymyr të kuq ose qirinj për të udhëhequr shpirtrat dhe për të ndriçuar rrugët. Origjina e përdorimit të kungujve në Halloween vjen nga koha e kolonizimit të Amerikës dhe historia e Jack O’Lantern.
Legjenda thotë se Jack ishte një fermer dinak dhe i lig, i cili përdori një kryq druri për të kapur djallin, në mënyrë që ky i fundit të mos i merrte shpirtin. Një version thotë se ai e mashtroi djallin që të ngjitej në një pemë molle dhe ta fuste në kurth, derisa ai i premtoi se nuk do t’ia merrte shpirtin.
Versioni alternativ tregon se Jack po ndiqej nga disa fshatarë kur takoi djallin dhe i tha se kishte ardhur koha që ai të vdiste. Fermeri i kërkoi të bëhej një monedhë me të cilën do të paguante mallin e vjedhur dhe fshatarët do të luftonin për të parë se kush ishte hajduti. Pasi djalli pranoi të bëhej një monedhë, ai futi në thes Jack-un.
Në të dy versionet, Jack e lejon djallin të shpëtojë vetëm kur ai premton se nuk do t’i marrë kurrë shpirtin. Kur ai vdes, shpirti i tij mbeti ende në tokë, pasi ai nuk mund të hynte në parajsë apo ferr për shkak të marrëveshjes me djallin, i cili i dha atij një prush që nuk do të ndalonte kurrë së djeguri për të parë se ku po shkonte. Pasi e mori, Jack e futi në një nga rrepat e tij dhe endej nëpër botë.
Fillimi i përdorimit të kungullit
Që atëherë, irlandezët dhe skocezët filluan të krijonin rrepë me fytyrën e Jack për të larguar djallin dhe të keqen.
Më vonë, kur u bë kolonizimi në Amerikë, u zbuluan perime të tjera, si kungujt dhe për shak të bollëkut dhe korrjes së tyre në vjeshtëm u vendos që të ndërrohen perimet dhe të zëvendësohen rrepat me kungujt. Prandaj, kungulli është bërë simboli i festës së Halloween.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













