Sport
Hitzfeld fton pesë futbollistët shqiptarë kundër Tunizisë
Përfaqësuesja zvicerane në Grupit E të eliminatoreve për Botërorin "Brazili 2014" figuron në krye të tabelës me 10 pikë
Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, gjermani Ottmar Hitzfeld, ka ftuar sërish pesë futbollistët shqiptarë në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet më 14 nëntor kundër Tunizisë.
Në njoftimin e Federatës zvicerane të futbollit thuhet se Valon Behrami e Blerim Xhemajli (Napoli), Admir Mehmedi (Dynamo Kiev), Xherdan Shaqiri (Bayern Munchen) dhe Granit Xhaka (Borussia Monchengladbach) do të jenë pjesë e ekipit zviceran.
Me më së shumti paraqitje te ekipi i kombëtares zvicerane është Valon Behrami .
Deri tani ka luajtur 37 ndeshje, pas tij vijnë Xhemajli e Shaqiri me nga 23 paraqitje, Xhaka ka 14, ndërsa Mehmedi 13-të.
Përfaqësuesja zvicerane në Grupit E të eliminatoreve për Botërorin “Brazili 2014” figuron në krye të tabelës me 10 pikë.
E-Diaspora
-
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen Në 81-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, komuniteti shqiptar dhe Ambasada e Kosovës bënë homazhe... -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg









