Sport
Hitzfeld mbështetet shpresat në Granitin
Granit Xhaka është kandidat shumë serioz të luajë në stadiumin legjendar "Wembley" të Londrës ku grumbullohen deri 90.000 shikues
Gazeta zvicerane blick ka shkruar sot se sipas burimeve të saj, Granit Xhaka do të inkuadrohet në formacionin e parë në ndeshjen e kombüëtares zvivcerane me atë të Anglisë që luhet nesër. Në botimin e sotëm të gazetës, Xhakaj t i është dhënë hapësirë e madhe.
Kështu, portreti i talentit të ri zë pjesën më të madhe të faqes së parë të shtojcës së sportit të kësaj gazete. Mbi një portret me një sfond prej gurit të granitit – një aludim i qartë ky me emrin e Granit Xhakës – është vënë titulli me shkronja të mëdha “Hitzfeld mbështetet në Granitin”.
Pastaj Blick vazhdon se mesfushori me rrënjë kosovare, më i riu në skuadër, i ka gjasët shumë të mira për të zënë vend në 11-shën e parë në ndeshjen kundër Anglisë.
Një karrierë e pabesueshme për 18 vjeçarin e FC Baselit, kampionin botëror me kombëtaren e juniorëve U17 në vitin 2009. Ndërkohë Graniti është pjekur, është rritur nga 1.75 sm në 1.85 dhe ka shtuar po ashtu dhjetë kilogramë (nga 70 në 80 kg).
Tashmë profesionist – Xhaka është futur në kontratë profesioniste me FC Baselin nga viti 2010 – ai ka gjasa të mira të luajë në stadiumin legjendar “Wembley” të Londrës para 90.000 shikuesve. Në këtë rol ai lë jashtë futbollistin me përvojë Margairaz.
I pyetur nga Blick në një intervistë të shkurtër, nëse ka emocione para ndeshjes me Anglinë, Xhaka thotë se nuk ka përse të ketë. “Unë luaj në Bazel para më shumë se 30.000 shikuesve. Pastaj kam luajtur edhe para mbi 70.000 shikuesve në Kampionatin Botëror U17, kundër Nigerisë.
Sidoqoftë ai është shprehur i gatshëm për angazhim, ndonëse nuk e ka mohuar edhe një grimë nervozë. “Cilido lojtar që thotë se nuk është i tenmsionuar në rastet të tilla – gënjen. Por kjo gjendje përfundon kur fillon loja”.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh












