Lajme
Hizdri Gubetini, kampion në garën ndërkombëtare të aeronautikës “OLUDENIZ AIR GAME FESTIVAL”
Hizdri Halit Gubetini, i lindur më 8 prill të vitit 1977 në Polenicë, paralagje e Podujevës, qysh si fëmijë ka ëndërruar fluturimin në ajër.
Edhe pse mjeshtëria e fluturimeve në lartësitë e qiellit bart në vete rreziqe të shumta për jetën, Hizdriu asnjëherë nuk është zmbrapsur nga ky aktivitet i rrallë sportiv në vendin tonë.
Ai në kushte tepër të rënda pune, fal këmbëngulësisë dhe dëshirës për ta masivizuar edhe jashtë trojeve tona Aeronautikën, ka përballuar dhe sfiduar probleme nga më të ndryshmet.
Vetëmohimi dhe puna e pandërprerë bënë që Gubetini të stoliset me trofe të shumta, si në garat rajonale dhe ato ndërkombëtare.
Ai në një konkurrencë tejet të fortë në garat ndërkombëtare “OLUNDENIZ AIR GAME FESTIVAL” të zhvilluara më 20 – 24 tetor të këtij viti në Oludeniz-Fetiye të Turqisë, ka lënë pas vetes 55 aeronautistë të njohur të botës.
Me këtë arritje të jashtëzakonshme, Gubetini, përveç suksesit personal, e ka ngritur në piedestal edhe Republikën e Kosovës, e cila, edhe pse shtet i ri, shkëlqeu në këtë sport mjaft tërheqës dhe atraktiv.
Këto gara në të ashtuquajturat fluturime në tandem dhe hedhje “sky taiving” dhe “wing suit”, përveç përkushtimit të madh, kërkojnë edhe precizitet milimetrik.
Zhdërvjelltësia dhe puna e palodhshme e Gubetinit bënë që Federata Aeronautike e Republikës së Kosovës tani e tutje të jetë me rol kryesor në Aeronautikën botërore.
Shpresojmë që suksesi i Hizriut do të shpërblehet nga udhëheqësit e institucioneve tona, me ndonjë vend pune në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku kontributi i tij do të ishte me vlerë të shumëfishtë.
Në të kundërtën, vendet e Evropës Perëndimore me traditë në lëmin e Aeronautikës, me dëshirën më të madhe do t’ia hapnin dyert këtij profesionisti me talent të lindur në këtë disiplinë të fluturimeve ajrore.
ARIF EJUPI
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të