Lajme
Holanda ndalon telefonat në klasa
Në Holandë, fëmijët nuk do të lejohen të mbajnë telefona, tableta si dhe as ora inteligjente, gjatë orarit të mësimit në shkollë. Kjo pasi nxënësit janë të përqëndruar në plaftomat online si “Tik tok”, Instagram, duke u shpërqëndruar nga mësimi.
Urdhëri do të hyjë në fuqi më datë 1 Janar 2024. Ministri i Arsimit në Holandë, Robbert Dijkgraaf gjatë një deklarate, tha se nxënësit duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe duhet t’u jepet mundësia për të studiuar mirë.
“Telefonat celularë janë një shqetësim, tregojnë kërkimet shkencore. Ne duhet t’i mbrojmë studentët nga kjo”, tha ai.
Të përjashtuar nga ky rregull i ri janë fëmijët me nevoja të veçanta të cilët i kanë të nevojshme pajisjet elektonike, pasi i ndihmon për të kuptuar mësimin më mirë.
Shkollave do t’u jepet koha e nevojshme për të krijuar planin, ndërsa të gjitha institucionet arsimore të cilat nuk do të zbatojnë këtë ligj të ri do të gjobiten./Euronews
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












