Lajme
Holanda, përgjegjëse për tri vrasje në Srebrenicë
Një gjykatë e apelit në Holandë ka publikuar vendimin, sipas të cilit Holanda është përgjegjëse për vrasjen e tre myslimanëve në Bosnjë, gjatë masakrës së Srebrenicës në vitin 1995.
Rasti në Gjykatën e Apelit ishte ngritur nga Hasan Nuhanoviq, përkthyes i batalionit holandez, që në masakër e kishte humbur vëllanë, babanë, dhe ishte i afërm viktimës së Srebrenicës, Rizo Mustafiq, i cili po ashtu ishte elektricist në bazën holandeze në Potoçar.
Gjykata e Apelit në Hagë ka konfirmuar se batalioni holandez është dashur t’ia ruajë jetën anëtarëve të familjes Nuhanoviq dhe Rizo Mustafiqit, dhe t’i mbrojë ata nga njësitë e Ushtrisë së Republikës Serbe, që komandoheshin nga Ratko Mlladiqi.
Kjo Gjykatë ka vendosur ndaj ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, e cila më parë vendosi që shteti holandez nuk ishte përgjegjës.
Gjykata ka gjetur se Qeveria e Holandës është përgjegjëse për vrasje, sepse, siç ka shpjeguar zëdhënësja e gjykatës, paqeruajtësit holandezë të vendosur atje “nuk do të duhej t’i dorëzonin ata” te forcat invaduese serbe të Bosnjës.
Hasan Nuhanoviq ka thënë se gjykata e shkallës së dytë i ka konfirmuar të gjitha akuzat, të cilat ai dhe familja e Rizo Mustafiqit i kishin bërë kundër shtetit të Holandës.
Batalioni holandez, në kuadër të forcave të OKB-së, ka qenë përgjegjës për sigurinë në zonën e Srebrenicës në vitin 1995, kur forcat e serbëve të Bosnjës nën komandën e Mlladiqit, morën enklavën dhe ekzekutuan 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
Përkthyesi Nuhanoviq, si dhe familja e të afërmit të tij, elektricistit Rizo Mustafiq, i cili punonte për batalionin holandez, por qe vrarë në Srebrenicë, ngrenë padi kundër Holandës me kërkesën për kompensim.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë Nxehtësia dhe dielli joshin ujin - kjo mund të jetë e rrezikshme për ata që nuk... -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran ta dëshmoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Cyrih: Shoferi falet para autobusit, ngjarja ka ngjallur diskutime -
Problemi i vërtetë i shkallës së lindjeve në Zvicër do të ishte heqja dorë nga fëmija i tretë -
Shkurtimet buxhetore kërcënojnë radarët e MétéoSuisse, a do të ketë parashikime më pak të sakta të motit?













