Shkurt.ch
Holandezja kundërshton kambanat e lopëve zvicerane por e do pasaportën e Zvicrës
Arsyetimet që asambleja ka dhënë kundër natyralizimit, sipas ekzekutivit të kantonit, nuk flasin për mungesë integrimi të zonjës me prejardhje holandeze
Nancy Holten është një shtetase holandeze e cila është bërë e njohur me kundërshtimin e saj për kambanat tradicionale të lopëve zvicerane dhe për zhurmën e kambanave të kishave të këtushme në mëngjes. Por ajo e donte pasaportën zvicerane dhe për këtë kishte bërë kërkesën në bazë të ligjit. Ndërkaq, qëndrimi i saj kritik ndaj vlerave dhe zakoneve të këtushme, i ka kushtuar Nancy-t me refuzim të shtetësisë.
Asambleja Komunale e Gipf-Oberfrick-ut (Kantoni Aargau) me 144 vota kundër dhe vetëm 48 pro, ka hedhur poshtë kërkesën për shtetësi zvicerane të gruas e cila në Zvicër jeton që nga viti 1983, transmetoin albinfo.ch mediat zvicerane. Por zonja Holten nuk është zmbrapsur. Ajo ka bërë ankesë në ekzekutivin e kantonit, i cili i ka dhënë të drejtë.
Në të vërtetë ekzekutivi me vendimin e tij detyron asamblenë komunale të votojë sërish për të njëjtën gjë, natyralizimin e holandezes.
Arsyetimet që asambleja ka dhënë kundër natyralizimit, sipas ekzekutivit të kantonit, nuk flasin për mungesë integrimi të zonjës me prejardhje holandeze. Ajo është bërë e njohur po ashtu edhe për angazhimin e saj kundër konsumimit të mishit (jeton si vegane), kundër mbajtjes së kafshëve për shfrytëzim në punë dhe në cirqe etj.
Të gjitha këto shprehin më shumë një qëndrim personal mbi temat e përmendura, thotë ekzekutivi në përgjigjen e tij, përcjell albinfo.ch Ndryshe, shtetasja holandeze i përmbush të gjitha kushtet për të fituar pasaportën zvicerane.
Edhe këshilli komunal, pas rishikimit në detaje të kërkesës, i ka dhënë mbështetje asaj. Ndërsa ekzekutivi nuk dëshiron të marrë vendimin krye më vete por ia kalon çështjen komunës Gipf-Oberfrick.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













