Kosova
Homazhe për dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj
Në hollin e Kuvendit të Kosovës janë bërë homazhe pranë arkivoleve të heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Hazir Malaj.
Krerët e institucioneve dhe partive politike e qytetarë të shumë kanë nderuar heronjtë. “Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë”, shkroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në librin e zisë. Ndërsa në akademinë përkujtimore kryeministri ka thënë se është ditë e ndjeshme për kombin, përcjell albinfo.ch.
“Dëshira ime është që porositë e tyre të jetojnë me brezat, me fëmijët dhe ne të punojmë që të jemi të bashkuar, ashtu si ishte vështirë për të ardhur te liria, vështirë është edhe për ta ruajtur lirinë”, ka thënë ai.
Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit.
Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Konushevci dhe Malaj, janë vrarë më 9 maj të vitit 1998 në një pritë në fshatin Miliskajë të Bajram Currit në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv














