Sport
Hombergu “lufton” ta ndalë Flamur Rrahmanin në Gjermani
Flamur Rrahmani nga Kosova kishte shkuar si refugjat në Gjermani. Ai është aktivizuar si futbollist në klubin Tus të Homberg-ut dhe atje po ndihet si të ishte në shtëpi. Por, a do të këtë mundësi të qëndrojë ende në Gjermani, kjo është ende e pasigurt. Kërkesa e parë për të fituar të drejtën e azilit i është refuzuar. Ai sërish ka aplikuar dhe kërkesa e tij e dytë është në shqyrtim, përcjell albinfo.ch.
Sa herë që Flamuri e mban topin në këmbë dhe ecën nëpër fushë, ai e ka një buzëqeshje në fytyrën e tij. Për dy orë sa ushtron dhe luan futboll, ai largon çdo gjë nga koka. “Në futboll unë harroj thjesht të gjitha brengat e mia”, shprehet 25-vjeçari në gjermanisht, raporton rp-online.de.
Flamuri kishte jetuar shtatë vjet në Gjermani, para se të kthehej në atdhe. Në Kosovë kishte filluar studimet për gjuhë dhe letërsi gjermane, por mungesa e perspektivës dhe kërkimi për një jetë më të mirë e kanë shtyrë që të marrë prapë rrugën e refugjatit për në Gjermani.
Një pjesë e jetës së tij është edhe futbolli dhe trajnimi me ekipin e dytë të Tus Hombergut në Gjermani.
Në kohën kur fati i Flamurit ende nuk dihet se a mund të qëndrojë në Gjermani apo të kthehet në Kosovë, në mbrojtje të mesfushorit kosovar kanë dalë edhe klubi dhe bashkëlojtarët e tij. “Flamuri është bërë pjesë e klubit tonë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë Denis Kiesler, kapiteni i dytë dhe anëtar i bordit të klubit.
Aktualisht Flamuri jeton në një qendër strehimore në Mozartstrasse. Ai dëshiron të vazhdojë të jetojë në Gjermani dhe të luajë për këtë ekip futbollistik. “Mua më pëlqen Hombergu. Unë kam njoftuar shumë shokë të rinj dhe do të doja ende të luaja këtu”, ka thënë në fund Flamur Rrahmani.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














