Kuriozitete
Honda paralajmëron uljen e prodhimit gjatë shtatorit
Honda sot deklaroi se do të ulë prodhimin e veturave deri në 40 për qind në fillim të shtatorit, për shkak të zvogëlimit të furnizimit dhe çështjeve logjistike.
Siç raportoi Reuters të enjten, kompania e mori këtë vendim, pasi mungesa e çipave teknikë shkaktoi reduktim të punës.
Ulja e prodhimit do ta përfshijë fabrikën në Saitama, në veri të Tokios, e edhe dy fabrika në Suzuka do ta reduktojnë punën për afro 30 për qind.
Honda fajësoi vonesat e furnizimit me çipa dhe logjistikës së brendshme për shkak të koronavirusit. Reduktimi i prodhimit do ta prekë veturën sportive Vezel, minivanin Stepwagen dhe Civic.
Kompania japoneze theksoi se plani i prodhimit ishte rregulluar në majin e këtij viti, por që gjithçka ndryshoi gjatë qershorit.
Rivali i Hondas, Toyota, tha se do ta ruajë planin pozitiv të prodhimit së veturave. Kompania tha se në shtator pret t’i prodhojë afro 850 mijë automjete në gjithë globin dhe se do të kërkojë ta rrisë prodhimin në nëntor.
E-Diaspora
-
Diaspora
Diaspora i sjell katër mandate shtesë Vetëvendosjes Nga 48 ulëse në rezultatet preliminare në 52 mandate aktualisht, falë mbështetjes së fuqishme nga votat... -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Bern
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern organizon festën e Abetares -
Vetëvendosje siguron edhe deputetin e 52-të nga votat e diasporës -
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus Pas refuzimit të iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”, debati për migracionin dhe azilin në Zvicër... -
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie -
Komunat e Gjenevës apelojnë ligjin për ndalimin e rrobave të banjës mbuluese -
Paralajmërohen temperatura deri në 38 gradë: A do të thyhet rekordi i nxehtësisë për qershorin?












