Shkurt.ch
Hoteli në Zvicër ofron një shërbim bizar për varësit nga Instagrami
Zinxhiri i hoteleve zvicerane IBIS ofron një shërbim të ri: një lloj menaxheri personal, kur është fjala për mediat sociale. Ky person do të bëjë fotografi të pushimeve të mysafirëve dhe do t’i postojë në Instagram në emër të tij, shkruan albinfo.ch.
Vizitorët në hotelin “IBIS” në Gjenevë dhe Cyrih gjatë këtij muaji do të kenë mundësi për të siguruar një paketë që përfshin me qira një turist Instagram-influenser, që mundëson të pushoni nga mediat sociale. Shërbimi prej 90 dollarë quhet “Relaksohuni, ne postojmë”.
Sipas kushteve të postimit, turistët duhet të shoqërohen me një #postedbysocialmediasitter hashtag, dhe duhet t’ua besojnë fjalëkalimet e Instagramit të tyre gjatë fundjavës. Programi është duke u testuar dhe do të përfundojë këtë fundjavë.
Video promovuese tregon një pamje të tmerrshme të presioneve të çmendura nga mediat sociale që kanë për udhëtarët.
Në video shihet një çift në një anije në liqen. Kur një djalë fillon të marrë fotografi me telefonin e tij, njerëzit fillojnë të dalin në tërë liqenin, duke treguar sjelljet e tyre në mediat sociale.
Videoja ndoshta tregon se keni një arsye më shumë për të lënë telefonin tuaj në shtëpi kur të shkoni në pushime.
Shikoni videon:
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













