Kosova
Hoti: Kosova mund të jetë në prag të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot pjesë në takimin e radhës të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, në të cilin u diskutua për gjendjen e rëndë të krijuar si pasojë e kësaj pandemie dhe veprimet që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit për menaxhimin dhe parandalimin e saj.
Në komunikatën e lëshuar për media nga ana e Qeverisë, përveç përkushtimit të plotë të personelit shëndetësor, që është në vijën e parë të frontit në betejën kundër pandemisë COVID -19, në këtë takim u kërkua sërish që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë largësinë fizike, t’i bartin maskat mbrojtëse dhe ta mbajnë higjienën personale, sepse këto janë mjetet më efikase për t’u mbrojtur nga ky infeksion i rrezikshëm.
Kryeministri Hoti, po ashtu, kërkoi nga të gjitha institucionet relevante të vendit, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal, t’i bashkërendojnë veprimet e tyre, në mënyrë që qytetarët të informohen për masat mbrojtëse të parapara me vendimet e Qeverisë se Republikës së Kosovës, si dhe me udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Edhe në këtë takim, kryeministri Hoti, theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë kudo që ka nevojë me pajisje teknike, qoftë me shtimin e numrit të personelit shëndetësor, në mënyrë që pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës t’u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme profesional dhe kujdesi human për të cilin ata kanë nevojë.
Meqenëse ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar së tepërmi, madje duke pasur pasoja të rënda edhe me jetë njerëzish, nga diskutimet e pjesëmarrësve doli se Qeveria dhe institucionet e tjera të vendit nuk mund ta përjashtojnë as marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.
Me këtë rast, ministri Zemaj ka prezantuar hapat konkretë që Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë këto ditë për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, ndërsa drejtuesit e institucioneve shëndetësore të vendit kanë raportuar për gjendjen e të prekurve, duke paraqitur të dhënat e përditësuara për numrin e të infektuarve, si dhe të përpjekjeve që po bëjnë mjekët dhe infermierët tanë për t’u ndihmuar pacientëve për ta përballuar me sukses sëmundjen.
E lidhur me këtë kryeministri Avdullah Hoti i ftuar në Klan Kosova thënë se Kosova mund të jetë në prag të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.
“Jemi duke shkuar drejt Gjendjes së Jashtëzakonshme. Sonte kam pasë takim me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19 ku kemi diskutuar shumë hapur. Mund të jetë vendim shumë jopopullor, por jam i gatshëm që të shkoj në ekstreme për ta ruajtur jetën e qytetarëve”, transmetojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














