Kosova
Hoti thotë se Qeveria po i diskriminon bujqit
Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, Qeveria e Kosovës nuk po përkrah bujqit, po i diskriminon ata.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për diskriminim të bujqve .
Ai ka ngritur një paralele në mes të mjeteve të ndara për bujqit në veri si dhe për bujqit në komunat e tjera të Kosovës.
“Derisa bujqve në katër komunat në veri, që janë kryesisht të komunitetit serb, shteti përmes granteve ju mbulon 90% të investimit në bujqësi, për bujqit në komunat e tjera në gjithë Kosovën mbulimi i investimeve është vetëm 50%. Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020 nuk parasheh ndarje të veçantë të granteve investive për zona të caktuara. Masat për mbështetje të bujqve aplikohen në tërë territorin e Kosovës, varësisht prej kulturave bujqësore”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se përkundër që Agjencia Kundër Korrupcionit e ka anuluar thirrjen për aplikim për grante të Ministrisë së Bujqësisë me arsyetimin se ajo ka përmbajtje diskriminuese, Ministri i Bujqësisë ka vazhduar me nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ 09/2018, ku e ka përligjur diskriminimin. “Diskriminimi është edhe më i thellë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“Nëntori fillon me ne” – Gratë shqiptare të Zvicrës festojnë me këngë, art dhe krenari kombëtare Diplomatja Shukrije Ramadani shpjegoi simbolikën e kësaj ngjarjeje: “Motoja ‘Nëntori fillon me ne’ është motoja që... -
Nga identiteti te përgjegjësia, demokracia e shqiptarëve përtej shtetit kombëtar -
Shqipëria prezantohet me sukses në panairin ndërkombëtar A+A 2025 në Dyseldorf -
Suedi: Ftesë për kompanitë kosovare në eventin B2B & Matchmaking të sektorit ICT -
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Nisin hetimet kundër një gardisti zviceran të Vatikanit Dy gra hebreje e akuzojnë burrin se i ka fyer gjatë audiencës së përgjithshme të Papës... -
Papunësia rritet pak – por kryesisht sezonale -
A nuk ka mjaftueshëm të huaj në role të nëpunësve civilë? -
Lozanë: Gjatë operacionit policor një njeri bie nga ballkoni dhe vdes -
Dogana ndalon fluksin e porosive të paligjshme online në Cyrih











