E-Diaspora
Hotjanët blejnë minibus për shkollarët e vegjël në vendlindje
Mërgimtarët nga Hoti i Plavës përmbyllen një aksion të suksesshëm për nxënësit e shkollës së Plavës.
Duke parë nevojën e domosdoshme për t’ua lehtësuar shkollimin vogëlushëve tanë në vendlindje në Hot dhe vendbanime shqiptare filluam një fushat për grumbullimin e parave për blerjen e një minibusi, i cili do të jetë në shërbim të nxënësve që po rriten në vendlindje. Ky aksion u përmbyllë me sukses ku nuk mungoi për asnjë çast zemërgjerësia dhe humanizmi si virtyt i rrallë ky i dëshmuar i trevës tonë, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale.
Ceremonia e dorëzimit të minibusit u bë më 23 janar 2019 në Plavë ku përfaqësuesesi i Këshillit Iniciues nga Nju Jorku në vendlindje Ibër Hoti njëherësh edhe këshilltar i vetëm shqiptar në asamblenë e Plavës bëri dozimin e minibusit drejtorit të shkollës se Plavës, Igor Vukliq, përcjell albinfo.ch.
Ky minibus dhuratë e Hotjnve nga mërgata në SHBA do të jetë në dispozicion të nxënëseve ekskluzivisht në relacionin Plave-Hot dhe Plavë- Hakaj.
“Si dikur baballarët tanë që u flijuan për Plavë e Guci edhe ne bijtë e atyre trevave kreshnikësh edhe pse jemi në mërgim si rrjedhojë e politikave antishqiptare, vendlindjen për asnjë çast nuk e harrojmë”, thuhet tutje në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit














