Kosova
Hoxhaj: PDK voton kundër Qeverisë Kurti
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ku pritet votimi i Qeverisë Kurti, kritikoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Me këtë rast ai tha se e ka njohur Kurtin si person me vetëdije politike e jo si njeri, por që sot e pa të kundërtën te ai.
Ndërsa, ai komentoi edhe koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje me Vjosa Osmanin, me ç’rast tha se ky koalicion është më shumë për karrige.
“Koalicioni me zonjën Osmani është më shumë koalicion për karrike, dhe kjo ka qenë një fjalë që ju më shumë e keni përdorur në të kaluarën për shumë koalicione që janë bërë në vend. Ne do të bëjmë një opozitë, do të jemi zëri i qytetarëve. Por arsyeja e fundit që dua ta ngris është se pse kjo urgjencë e një seance të tillë pas konstituimit të Kuvendit dhe pse sot nuk keni vendosur ta zgjidhni fillimisht presidentin”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka deklaruar se nga Kurti sot nuk dëgjoi asgjë për mosvazhdimin e dialogut derisa Serbia të kërkojë falje, nuk dëgjoi asgjë për Asociacionin e marrëveshjen e Washingtonit.
Sipas tij, Kurti edhe më herët ka qenë kryeministër, por që Qeveria e tij ka qenë e papërgjegjshme.
“Ne jemi në një seancë në mars të vitit 2021, por duhet ta shtrojmë pyetjen se edhe në shkurt të vitit 2020 e kemi pasur kryeministrin Kurti po ashtu kandidat për kryeministër dhe është votuar si kryeministër. Dhe ajo çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe është se i kemi pasur dy modele të qeverisjeve, atë Kurti dhe Hoti, që kanë qenë qeveri të papërgjegjshme, të paafta për të adresuar sfidat e brendshme dhe ato të jashtme”, ka shtuar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 Temperaturat e larta rritën numrin e vdekjeve te personat mbi 65 vjeç, por ndikimi ishte dukshëm... -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete












