Lajme
Humb jetën kosovari në aksidentin e rëndë të trafikut, në Valis
Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur është goditur nga një makinë që kishte hyrë në korsinë e gabuar
Në përplasjen kokë më kokë mes një furgoni (kombibusi) dhe një makine në Valiss, një person ka humbur jetën të premten, një tjetër është lënduar rëndë dhe një i tretë, ka marrë lëndime të lehta, transmeton albinfo.ch. Aksidenti në drejtim të Grosser St. Bernhard ndodhi për shkak se makina po vinte në korsinë e kundërt, të gabuar.
Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i furgonit ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda në vendin e aksidentit, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit Valis, shkruan sda.ch.
Pak pas orës 17:00, një person 66 vjeçar nga Kantoni Valis po nguiste makinën e tij në Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.
Për arsye që ende nuk dihen, automjeti i tij ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një furgon transporti që po lëvizte me korrektësi në drejtim të lokalitetit Martinach.
Personi i vdekur është një kosovar 47 vjeçar me banim në rajon i cili drejtonte furgonin.
Pasagjeri i tij, një 53 vjeçar po ashtu nga Valisi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Sionit, përcjell albinfo.ch. Drejtuesi i mjetit të pasagjerëve ka mbetur i lënduar lehtë. Për shkak të aksidentit rruga ka mbetur e mbyllur deri në orën 22:40.
(Foto: KAPO Wallis)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











