Sport
Humbje e Shqipërisë nga Skocia
Skocia ka mposhtur sonte në Glasgou kombëtaren kuqezi me rezultat 2:0 (0:0).
Ndërkohë që pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve për shënim nga vendësit, dhe një goli të anuluar për shkak të pozitës jashtë loje, Skocia në pjesën e dytë erdhi shumë shpejt në epërsi prej 1:0 kur Xhimshiti shënoi autogol. Pas golit të pësuar, Balaj ka mundur të barazojë shifrat, por goditjen e tij portieri McGregor me mjaft mund e dërgoi në korner. I njëjti lojtar pati sërish rast të mirë për shënim në minutën 66, por goditja e tij e fuqishme ishte e pasaktë. Naismith në minutën 67 shënon edhe golin e dytë për skocezët, duke mposhtur portierin Strakosha.
Ndeshja, me një epërsi të dukshme të Skocisë, përfundoi me rezultatin 2 me 0 për skocezët.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












