“Humor, muzikë dhe bakllava” për të huajt e moshuar
Takimi mbahet këtë të shtunë, më 27 tetor dhe fillon në orën 14.00, në Shtëpinë e Pleqve “Altersheim Limmat” , Limattstrasse 186, Cyrih
Projekti “HEKS AltuM-Ater und Migration” i qendrës regjionale Cyrih-Shafhauzen të HEKS-it (organizatës humanitare Kishës së reformuar të Zvicrës) ofron prej tre vitesh mbështetje kompetente dhe njohuri profesionale për të huajt e moshuar dhe migrantët e moshës mbi 55 vjeçare që jetojnë në kantonin e Cyrihut.
Një herë në vit organizohet takimi “Altum Vernetzungstreffen” në të cilin marrin pjesë më shumë se njëqind të moshuar, përfaqësues institucionesh të kulturave të ndryshme si dhe përfaqësues të autoriteteve të qytetit të Cyrihut.
Në këtë mënyrë kultivohet mirëkuptimi në mes të njerëzve në Zvicër dhe atyre të vendve të tjera”, thuhet në komunikatën e organizatorëve të këtij takimi.
Në këtë takim që mban moton “Humor, muzikë dhe bakllava” do të ketë pika muzikore dhe të humorit. Do të paraqitet grupi që kultivon muzikë nga Ballkani dhe Evropa Lindore “Baklava”, kori “Chor Romantici”, Maria Höhn dhe humoristi Claude Messer.
Gjithashtu mikpritësit do të ofrojnë edhe një apero.
Takimi mbahet këtë të shtunë, më 27 tetor dhe fillon në orën 14.00, në Shtëpinë e Pleqve “Altersheim Limmat” , Limattstrasse 186, Cyrih. Atje shkohet me tramvajët nr. 4, 13 dhe 17 (në drejtimin Limmatüplatz/Escher-Wyss-Platz) deri në stacionin Quellenstrasse
E-Diaspora
-
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën Nga 608 milionë në 1.4 miliardë euro: Si u rrit mbështetja e diasporës për Kosovën... -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach -
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi
Jeta në Zvicër
-
Rriten dërgesat ilegale të medikamenteve nga BE drejt Zvicrës Dërgesat ilegale të barnave drejt Zvicrës po vijnë gjithnjë e më shumë nga vendet e Bashkimit... -
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba” -
Autoritetet zvicerane nisin hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu -
Mbi 1.000 tela elektrikë të dëmtuar në linjën Lozanë–Renens, trafiku hekurudhor i paralizuar deri të mërkurën -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach














