Lajme
Hungaria mbyll kufijtë nga 1 shtatori
Mbyllja e kufijve ka për qëllim të zvogëloj rrezikun e pandemisë dhe të mbaj në kontroll situatën e infeksioneve me koronavirus, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Qeveria hungareze ka paralajmëruar se për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve nga koronavirus, nga 1 shtatori do të mbyll kufijtë e saj. Kështu ka njoftuar të premten në Budapest, shefi i kabinetit të qeverisë hungareze, Gergely Gulayas. Shtetaseve të huaja u lejohet të hyjnë në territorin hungarez vetëm nëse kanë ndonjë arsye të fort.
Mbyllja e kufijve ka për qëllim të zvogëloj rrezikun e pandemisë dhe të mbaj në kontroll situatën e infeksioneve me koronavirus, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Nga ana tjetër shtetasit hungarezë që kthehen në Hungari, duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, përveç nëse kanë dy teste negative të koronavirusit gjatë karantinës të cilat duhet të janë të bërë nga dy ditë largësi me njëra tjetrën. Shpenzimet e testeve po ashtu do të merren përsipër nga vet qytetarët.
Sipas ministrit hungarez këto masa kanë për qëllim sigurinë e të moshuarve dhe të fëmijëve të cilët do të rinisin mësimin nga 1 shtatori. Kjo rregullore do të zbatohet deri me 1 tetor kur qeveria hungareze do të merr masa sipas situatës së krijuar në atë kohë nga pandemia.
Pavarësisht mbylljes së kufirit, Superkupa e UEFA-s midis fituesve të Ligës së Kampionëve Bayern Munih dhe fituesit të Ligës së Evropës FC Sevilla do të zhvillohet në 24 shtator në Puskas-Arena në Budapest. Sipas planit të UEFA-s, të dy ekipet do të marrin secila nga 3,000 bileta për tifozët e tyre. Sidoqoftë, ata duhet të fluturojnë vetëm nëse posedojnë dy teste negative nga koronavirusi. Pastaj do të marrin autobusë direkt në stadium dhe pas lojës përsëri në aeroport në të njëjtën mënyrë, tha ministri.
Edhe në Hungari është rritur numri i të infektuarve. Ditëve të fundit ishte 132 persona të infektuar në ditë. Në përgjithësi në Hungari janë infektuar 5511 persona me koronavirus, ndërsa deri më tash kanë vdekur 614 persona. Aktualisht masat e ndërmarra nga shteti hungarez janë të bartet maska në ambientet e mbyllura publike, me përjashtim të restoranteve, ndërkohë të respektohet largësia dhe mirëmbahet higjiena.
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













