Bota
Hungaria para drejtësisë evropiane për padrejtësitë ndaj azilkërkuesve
Hungaria ndjek njё politikё tё ashpёr azilimi. Qeveria e kryeminstirt Orban nuk frenohet as prej fushatave tё shpifjes. Meqёnёse ky vend nuk ka reguar ndaj paralajmёrimeve duhet tё pёrgjigjet para Gjykatёs Evropiane

Gjykata Evropiane nё Strazburg ёshtё aktivizuar, pasi ligji i ashtuquajtur “Stopp-Soros” nё Hungari çon nё kriminalizimin e ndihmёs pёr refugjatёt dhe kufizon edhe mё tej tё drejtёn e azilimit, vuri në dukje Komisioni i BE-sё. Brukseli do qё me padinё ndaj qeverisё sё djathtё nacionale tё kryeministrit Viktor Orban ta detyrojё atё, qё tё tёrheqё ligjin e diskutueshёm. Nё kёtё ligj pёrfshihet edhe rregullorja pёr tё ndaluar ndihmat pёr azikёrkuesit nё emёr tё njё organizate, transmeton DW.
Punonjёsit e organizatave tё ndihmёs pёr refugjatё mund tё dёnohen me heqje lirie deri nё njё vit. Nёse Gjykata Evropiane i jep tё drejtё Komisionit tё BE-sё, Hungaria mund tё ndёshkohet me gjoba tё detyrueshme, pёr t’i ndryshuar kёto rregullore tё diskuteshme, përcjell albinfo.ch.
Kjo ёshtё padia e parё e Komisionit tё BE-sё nё Gjykatёn Evropiane. Nё vitin 2017 Komisioni dy herё iu drejtua Luksemburgut nё njё rast pёr procesin e azilimit nё Hungari dhe nё njё rast tjetёr pёr ligjin e arsimit tё lartё.
Qeveria e Orbanit kaloi nё parlament mё 2018 ligjin e ashtuquajtur “Stopp-Soros. Emёrtimi i ligjit me “Stopp Soros” i referohet miliarderit liberal nga SHBA George Soros. I mbijetuari i Holocaustit i lindur nё Hungari mbёshtet me fondacinet e tij humanitar njё sёrё organizatash civile, qё ndihmojnё refugjatёt dhe azilkёrkuesit. Qeveria hungareze e akuzon Sorosin, se po sjell njё numёr tё madh emigrnatёsh myslimanё nё Evropё. Njё pllakatё e kritikuar nё mbarё BE-nё sё fundi shpif ndaj tij duke e cilёsuar si njё demon qё i fryn nё vesh presidentit tё Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker.
Komisioni i BE-sё vendosi gjithashtu, t’i drejtohet me njё shkresё Hungarisё, sepse njerёzve qё ndodhen nё procedurat e kthimit nё zonat hungareze tё tranzitit nuk u jepet ushqim. Shkresa udhёzuese ёshtё hapi i parё drejt njё procesi pёr shkelje procedurale.
E-Diaspora
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis Po kultivonte kanabis në banesë...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një 19-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist Planifikonte të kryente sulm terrorist, policia arreston 19 vjeçarin në Zvicër...
-
A mund të goditet edhe Zvicra nga një ndërprerje masive e energjisë?
-
Pasaporta zvicerane është ‘dokumenti më i bukur i identitetit në botë’
-
A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi?
-
Kredi me franga, shtëpi në Francë, pronarët mund të ankohen