Bota
Hyn në fuqi ligji i ri i azilit në Francë, mund të dëbohen azilkërkuesit nga Shqipëria dhe Maqedonia
Ministri i Brendshëm i Francës, Christoph Kastaner, kërkoi nga prefektët në Francë “vendosmëri” që të zbatojnë dispozitat e ligjit të ri për azilin, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar, në mënyrë që të përshpejtojnë procedurat për ekstradimin e personave, të cilët kanë qenë të refuzuar për azil, raportojnë mediat franceze, përcjell albinfo.ch.
Në një letër dërguar prefektëve, kryetarëve të policisë dhe xhandarmërisë nacionale, Kastaner kujton se ligji i ri ashpërson kriteret për të drejta që të mbeten në territorin e Francës për disa azilkërkues, sidomos ata që vijnë nga vendet e sigurta të origjinës.
«Për ata që janë hedhur poshtë, duhet të largohen nga Franca, në përputhje me vendimin e Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe personave pa shtetësi OFPRA, thuhet në letrën e Kastaner.
Ligji i ri lejon zgjatjen maksimale të ndalimit të azilkërkuesve të refuzuar në 90 ditë, në vend të 45, për të siguruar dokumentet e nevojshme për ekstradimin e këtyre personave në vendin e origjinës.
Deri më tani, në qoftë se azilkërkuesit e refuzuar janë ankuar në Gjykatë, procedura për dëbim është shtyrë deri në përfundimin e procesit. Por, sipas ligjit të ri për të ndaluar procesin e dëbimit, azilkërkuesi i refuzuar duhet të paraqesë ankesë para Gjykatës Administrative, e cila tani është përgjegjëse për vonesën e dëbimit. Ky ndryshim ka ardhur nën kritika të forta nga shoqatat e të huajve.
Masa e re legjislative vlen edhe për qytetarët e Maqedonisë që kërkojnë azil në Francë, ashtu si qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit, sepse ato konsiderohen “vende të sigurta”.
Në vitin 2017 qytetarët shqiptarë, me gjithsej 7,633 kërkesa për azil, ishin evropianët më të shumtë që kërkonin azil në Francë.
Migrimi ilegal në Bashkimin Europian vitin e kaluar ra në rreth 150 mijë njerëz, niveli më i ulët në pesë vjetët e fundit, tha Agjencia e Kontrollit Kufitar të BE-së, Frontex, përcjell albinfo.ch.
Migrimi është një subjekt politikisht i ndjeshëm në gjithë BE-në, pas fluksit të madh të mbi një milion emigrantëve në vitet 2015 dhe 2016.
Zyrtarët e Brukselit frikësohen se kjo çështje mund të jetë në favor të euro-skeptikëve përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në muajin maj.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













