E-Diaspora
I mbijetuari nga aksidenti do të mund të qëndrojë në Gjenevë
I mbijetuari i Rodeo-së në rrugën Lyon mund të qëndrojë përkohësisht në Gjenevë.
Sekretariati i Shtetit për Migracion ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dëbimit të tij dhe atë të familjes së tij një javë pas fillimit të një peticioni të lansuar nga dy dëshmitarë të këtij aksidenti të dhimbshëm, DiegoAlan Esteban dhe Ilias Panchard. Teksti kishte mbledhur 621 nënshkrime.
“Ky lajm është inkurajues, pasi që i mundëson një personi që vuan nga një fatkeqësi të mos vuajë nga një situatë e re me pasoja katastrofike, thuhet në deklaratën e autorëve të komunikatës. Në fakt, një dëbim në Kosovë, në një shtet që përmban infrastruktura mjekësore të dobëta, do të përkeqësonte ndjeshmërisht shëndetin e tij tashmë të brishtë”.
Alan Diego Esteban dhe Ilias Panchard, respektivisht bashkëkryetarë të Partisë socialiste, Trois-Chênedhe, bashkëkryetar i të Gjelbërve të rinj, kishin vendosur të ndërmarrin masa pas publikimit të një artikulli ku përshkruheshin dhimbjet dhe vështirësitë e viktimës për t’u shëruar nga trauma e aksidentit. Viktima në fjalë tregone se i duhej të pijë pesëmbëdhjetë tableta (hapa) në ditë për dëmet e shumta neurologjike dhe psikike.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla












